LAJMI I FUNDIT:

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të rinovimeve në Klinikën e Onkologjisë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti u shpreh se janë bërë investime substanciale prej rreth 600 mijë euro në këtë klinikë.

“Pata kënaqësinë që të vizitoj Klinikën e Onkologjisë ku kemi investim substancial për rreth 600 mijë euro që e ka transferuar në mënyrë domethënëse për mjekët, infermierët stafin mbështetës që janë gjithsejtë 70, por mbi të gjitha për pacientët këtë klinikë aq të nevojshme dhe të dobishme”, tha Kurti.


Kryeministri u shpreh se bashkë me renovimin është shtuar edhe numri i shtretërve, e gjithashtu është shtuar edhe buxheti për blerjen e barnave esenciale.

“I kanë pasur 45 shtretër tash i kanë 60 dhe së shpejti do të jenë 110 shtretër. Me aksliratorin e ri të cilin e kemi instaluar lista e pritjes është zero. Ky investim kap shifrën 1 milion e 444 mijë euro.  Unë jam i lumtur që mora vesh se procesi i dhënies së vaksinës HPV-së i sëmundjes së kancerit të mitrës është duke shkuar mirë, dhe lista esenciale e barnave është zgjeruar dhe se buxheti është shtuar nga 8 milionë në 13 milionë. Krahasuar me para tri viteve buxheti për listën esenciale të barnave është rritur nga 24 milion euro në 60 milion euro”, tha Kurti.

Kurti shtoi se në Kosovë qytetarët e Republikës blejnë rreth 120 milion euro barna dhe tashmë i bie që gjysmën e kësaj kosto e paguan pacienti dhe gjysmën tjetër paguan shteti.

Sipas tij nga dy rezonanca magnetike vetëm këto tri vite janë edhe tri rezonanca të reja.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se është shumë i lumtur pasi që tash pacientët marrin shërbime pa listë të pritjes.

“Falënderoj stafin e Klinikës së Onkologjisë të cilët kanë ndihmuar të rinovimin rrënjësor. Uroj që sa më pak të ketë sëmundje të tilla, por ata që kanë nevojë do t’i marrin shërbimet sa më cilësore të mundshme”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori