LAJMI I FUNDIT:

Invalidi i luftës që u njoh si veteran: U barazova me ata që kurrë luftën me sy s’e kanë parë

Invalidi i luftës që u njoh si veteran:  U barazova me ata që kurrë luftën me sy s’e kanë parë

Si 17-të vjeçar luftoi krahë për krahë me Bekim Berishën (Abeja). Quhet Gazmend Gashi, është 35-vjeçar.

Gjatë luftës është plagosur në dorë dhe në këmbë – në Junik, ku ka luftuar. Sot atij nuk i njihet e drejta e invalidit të luftës, por vetëm e veteranit.


“Jam i plagosur në dorë dhe në këmbë. Në këmbë jam plagosur kur kemi hyrë prej Badeshit të Tropojës për në Junik. Kemi qenë 22 veta, gjashtë nga të cilët janë vrarë. Kemi qenë të stacionuar në pikën më të rrezikshme, në atë të Rrokopeshit, me komandant Abejën”, tha veterani i luftës. “Pikën e Rrokopeshit e kemi mbajtur deri në fund. Kam qenë 17-vjeçar. Në Junik i kam mbushur 18 vjet. Shërimi im u bë në spitalin 210 në Tiranë, në shtëpi private. Aty është bërë shërimi edhe i Mujë Krasniqit dhe shumë të tjerëve”.

Gashi për Telegrafin thotë se e drejta e tij për invalid lufte i është mohuar.

Gazmend Gashi 3

“Tri herë kam aplikuar, qysh nga viti 2008. Kam shkuar në Prishtinë, në FSK. Hysni Shabani më ka thënë që nuk kam të bëj me zonën e Drenicës, po me të Dukagjinit. Kam thënë: ku është zona e Drenicës e ku ajo e Dukagjinit? Unë kam shërbyer në Kosovë dhe nuk më intereson se ku janë zonat”, thotë ai, duke shtuar se në 18 vitet e pasluftës është duke i vuajtur pasojat e plagosjes. “Dokumentet janë dëshmi. Dua atë që më takon”.

I zhgënjyer me sistemin që thotë se nuk i ofron aspak mundësi për një jetë normale, shprehet se nuk do të merret më me këtë çështje meqë ka raste më të rënda se ai.

“Më kanë thënë apliko sërish, por nuk dua të aplikoj më. Nuk dua të hyj në rang të tjerëve që i kam parë se janë shumë më rëndë se unë”, thekson veterani i UÇK-së.

Edhe pse njihet si veteran që dy muaj, ai ende nuk e ka marr pensionin që do duhej t’ia ndante shteti.

Gazmend Gashi 4

“Njoh njerëz që s’kanë qenë në luftë asnjëherë dhe janë bërë veteranë. Më barazuan me ta. Shumë gjëra do të duhej të ishin ndryshe në këtë vend. Shumë gjëra i kanë lënë mbrapa”, thotë Gazmendi i papunë, e që duhet të mbaj gruan dhe djalin e vogël.

Pos të drejtës që thotë se i është mohuar, atij i është paraqitur edhe një tjetër problem në familje: nuk mund të regjistrojë djalin si shtetas të Kosovës.

“Gruan e kam të Preshevës. Djali ka lindur atje. Meqë kam qenë pjesëtar i UCK-së dhe për një kohë të shkurtër edhe i UÇPMB-së, në spital e marrin vesh se gruaja e kujt është e ajo. Ndaj, u detyrua të ikte bashkë me fëmijën – pa e regjistruar. Gruaja ka ndalesë në Preshevë, kështu që djali im nuk është i regjistruar as atje e as në Kosovë. Ai po i bën tri vite, nesër do të shkojë në shkollë, e unë s’di si t’ia bëj”, thotë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Lajme
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Lajme
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Lajme
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori