LAJMI I FUNDIT:

Intervistimi i Dejona Mihalit, analistët me mendime të ndryshme për rolin e Prokurorisë Speciale dhe ndikimet politike në drejtësi

Intervistimi i Dejona Mihalit, analistët me mendime të ndryshme për rolin e Prokurorisë Speciale dhe ndikimet politike në drejtësi

Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se Prokuroria Speciale e Kosovës është e mbushur me prokurorë që nuk e kuptojnë se po operojnë në një demokraci liberale.

Në Tv Dukagjini, ai theksoi se në këtë sistem duhet të ekzistojnë kundërshtarë politikë, media, opozitë dhe shoqëri civile, dhe jo të trajtohen si armiq.

Ramabaja pretendon se ka pasur informacione të brendshme që një vit më parë, për fillimin e marrjes në pyetje të kundërshtarëve politikë këtë vjeshtë.


“Armiq të brendshëm nuk ka. Ka kundërshtarë politikë, ka media, ka opozitë, shoqëri civile dhe në demokraci liberale, përgjegjësisht janë pjesa më e domosdoshme e një shteti si është Kosova. E që kryen punën e vet. Sa i përket Prokurorisë Speciale, kam përvojë të hidhur personalisht me këtë institucion. Kam përshtypje se janë të grumbulluar pjesa më e madhe e prokurorëve që ende nuk e kanë në konsideratë se jemi në demokraci liberale”, deklaroi Ramabaja.

Ai shprehet se në Prokurorinë Speciale ka një agjendë politike të mirë-koordinuar me opozitën, duke e akuzuar këtë institucion për shkelje të procedurave ligjore.

Në të njëjtën panel, analisti Imer Mushkolaj kritikoi kryeministrin Albin Kurti për sulmet e tij publike ndaj Prokurorisë Speciale, veçanërisht lidhur me rastin e Nagip Krasniqit, duke e quajtur këtë një qasje të gabuar për shkak të mungesës së përfundimeve për këtë çështje.

“Është shumë interesant se si kjo zonjë e cila nuk ka kurrfarë funksioni në institucionet e Kosovës, po na del kaq e rëndësishme. Nuk ka funksion as në qeveri, as në kompani publike, zyrtarisht ka funksion vetëm në LVV. Qysh del se kjo zonjë, si një person dëshmitare  në hetimin ndaj rastit të Nagip Krasniqit. Kush është kjo zonjë, e që të ndikojë në tenderët e kompanive të mëdha publike siç është KEK-u”, deklaroi ai.

Ai shton se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje erdhi me premtimin se pas ardhjes në Qeveri do të shkapet drejtësia.

Analisti Kastriot Jahaj e cilësoi “absurde” përfshirjen e Dejona Mihalit, Koordinatore e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, në rastin KEK, duke e vënë në pikëpyetje rëndësinë e saj si dëshmitare në hetimet që po zhvillohen.

“Dejona Mihali nuk ka pikur nga qielli. Ne i kemi votuar ata deputetë. Dejona nuk ka qenë  në kohën e fushatës as në lista të deputetëve, por me ardh ajo është pak absurdidet. Nuk duhet të paragjykojmë Dejonen se është nga Shqipëria, por duhet t’i shohim veprimet e saja. Pse po ftohet njëri nga njerëzit e afërt të Kurtit nga Prokuroria Speciale. Duhet me qenë të kujdesshëm me këtë pjesë”, vijoi Jakaj.

Ndërkohë, analisti Blendi Hodai përmendi se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të jetë i kapur, duke cituar Raportin e Progresit të BE-së për ndikimin politik mbi sistemin e drejtësisë.

“Nuk do mend me u konstatu se sistemi i drejtësisë është i kapur, ka qenë dhe vazhdon të jetë. Flas në bazë raporteve dhe jo përvojave personale. Në qoftë se shihni Raportin e Progresit në dhjetë vitet e fundit, thuhet se ‘sistemi i drejtësisë është i ndikueshëm politikisht dhe i cenueshëm nga ndikimet e jashtme’. Kjo e dëshmon se sistemi i drejtësisë është i kapur”, deklaroi Hodai.

Ftesa e Mihalit nga Prokuroria Speciale është përshëndetur nga Hodai si një hap pozitiv, duke thënë se të gjithë, përfshirë ata në pushtet, duhet të jenë të gatshëm për t’u përballur me drejtësinë.

“Zonjën Mihali, shumë mirë që e kanë ftuar. Edhe ata që kanë pushtet dhe ata që janë në qeveri, kur thirren nga Prokuroria, të jenë pjesë e asaj ftese. Po flasim kur ajo ka pushtet më të madh në Vetëvendosje. De juro s’ka, De Facto ka”, ka shtuar tutje analisti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori