LAJMI I FUNDIT:

Interpoli kërkon ndihmë, po përpiqen të zbardhin rastet e vrasjes së 22 grave

Interpoli kërkon ndihmë, po përpiqen të zbardhin rastet e vrasjes së 22 grave

Interpoli i ka bërë thirrje opinionit që të ndihmojë në identifikimin e trupave të 22 grave të vrara në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë gjatë një periudhe prej disa dekadash, dhe identitetet e të cilave nuk janë vërtetuar kurrë.

Interpoli kërkon të zgjidhë ato “raste të harruara” të vrasjeve të grave që ndodhën 10, 20, 30 e madje 40 vjet më parë dhe nisi një operacion të quajtur “Identify Me”, transmeton Telegrafi.


Rasti më i vjetër daton në tetor të vitit 1976, kur trupi i një gruaje të panjohur u gjet në një parking pranë një autostrade në Holandë, dhe i fundit është i gushtit 2019 dhe ka të bëjë me një grua, trupi i së cilës u gjet në një park në Belgjikë.

Policia kombëtare nuk i identifikoi viktimat edhe për faktin se këto gra nuk vijnë nga vendet ku u vranë. Për secilën nga 22 viktimat, do të publikohen fotografi të bëra me ndihmën e teknologjisë së rindërtimit të fytyrës dhe informacione se kur u gjetën trupat, së bashku me sendet personale të gjetura me viktimat.

“Nëse ju kujtohet një mik, anëtar i familjes apo kolegu që është zhdukur papritur, ju lutemi hidhini një sy mirë dhe kontaktoni policinë kombëtare përmes formularit nëse keni ndonjë informacion për të zhdukurit”, thuhet në faqen e internetit të Interpolit.

Francois-Xavier Laurent, kreu i bazës së të dhënave të ADN-së në Interpol, i tha AFP se disa nga gratë e vrara besohet të jenë nga vendet e Evropës Lindore.

“Ka mundësi që të jenë gra që kanë shkuar në një udhëtim turistik, por ka mundësi edhe që të jenë viktima të trafikantëve të qenieve njerëzore”, tha Laurent.

Rastet nuk kanë lidhje, por ato ndajnë një “kontekst ndërkombëtar”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori