LAJMI I FUNDIT:

Interneti në ekonominë amerikane kontribuon me 10 për qind të PBB-së

Interneti në ekonominë amerikane kontribuon me 10 për qind të PBB-së

Sektori i internetit i cili po rritet me shpejtësi, përbën 2.1 miliardë dollarë të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vitin 2018 ose rreth 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit.

Internet Association, një grup që përfaqëson Amazon, Facebook, Alphabet, Twitter, Uber Technology dhe shumë firma të tjera, ka lëshuar një vlerësim pasi sektori i teknologjisë ka qenë nën kritika. Madje disa ligjvënës bëjnë thirrje për shpërbërjen e firmave të mëdha dhe rinovimin e kontrollit të antitrustit.


Studimi thotë se sektori i internetit përfaqëson sektorin e katërt më të madh të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara, pas sektorit të pasurive të patundshme, qeverisë dhe prodhimit.

Vitin e kaluar, prodhimi numëronte rreth 2.3 miliardë dollarë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit.

Studimi zbuloi gjithashtu se sektori i internetit ka rreth gjashtë milionë punë direkte, që përbën 4 për qind të punësimit në SHBA, ndërsa firmat e teknologjisë në vend kanë shpenzuar 64 milionë dollarë në shpenzime kapitale.

Sipas studimit, sektori i internetit mbështet në mënyrë indirekte 13 milionë punë të tjera.

Byroja e Analizave Ekonomike e SHBA-së në muajin prill vlerësoi se “ekonomia dixhitale” zinte 6.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto së SHBA-së për vitin 2017 ose 1.35 miliard dollarë, duke e vendosur atë në vendin e shtatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori