Numri i përdoruesve të internetit në botë ka arritur në dy miliardë, ka njoftuar të mërkurën Sekretari i përgjithshëm i Unionit ndërkombëtar të telekomunikacionit (ITU) Hamadoun Toure.
“Në fillim të vitit 2000 kanë qenë vetëm 500 milionë parapagues të telefonisë mobile në botë dhe 250 milionë përdorues të internetit “, Hamadoun Toure u ka thënë gazetarëve.
Në fillim të vitit 2011 numri i parapaguesve të telefonisë mobile ka tejkaluar pesë miliardë, e numri i përdoruesve dy miliardë, ka shtuar Sekretari i përgjithshëm i organizatës kryesore ndërkombëtare për telekomunikacion, e cila vepron në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Sipas statistikës së ITU-së, rreth 2.08 miliardë njerëz – respektivisht më shumë se secili banorë i tretë i botës kanë shfletuar internetin gjatë vitit 2010 krahasuar me 1.86 miliardë në 2009. Në vitin 2006 kanë qenë 1.036 miliardë përdorues të internetit.
Për të tretin vit me radhë numri i përdoruesve të internetit është më i madh në shtetet në zhvillim (1.19 miliardë, që është rritje prej 15.6 për qind në mes të vitit 2009 e 2010) sesa në shtetet e zhvilluara (885 milionë, që i bie rritje prej 7.79 për qind për të njëjtën periudhë).
Edhe numri i përdoruesve të celularëve po rritet marramendshëm, me 5.28 miliardë parapagues në botë, nga të cilët gjysma (3.84 miliardë, respektivisht 18.59 për qind më shumë për një vit) në shtetet në zhvillim.
ITU shpreson se deri më 2015 me celularë do të shërbehen së paku gjysma e popullatës së botës.
Sipas të dhënave të ITU-së, numri i parapaguesve të telefonisë mobile me brez të gjerë (3G) pothuajse është dhjetëfishuar për katër vjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Kompanitë e mëdha të teknologjisë ndajnë miliona llogari përdoruesish me autoritetet amerikane, zbulon një raport

Google shton funksione të reja në asistentin me Al, Gemini

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump
GoldenEye 007 më në fund po vjen në Xbox dhe Nintendo Switch
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme
Mbajtësi më i madh në botë i Dogecoin ka vlerë të paktën 2.1 miliardë dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës