LAJMI I FUNDIT:

Interi synon transferimin e Raspadorit në janar, por do ta lë në huazim te Sassuolo

Interi synon transferimin e Raspadorit në janar, por do ta lë në huazim te Sassuolo

Giacomo Raspadori është njëri nga sulmuesit e rinj më të vlerësuar në futbollin italian.

Sulmuesi italian është duke kaluar formë shumë të mirë me Sassuolon dhe së fundmi ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja A e Italisë, ku shënoi gol.

21-vjeçari falë paraqitjeve të mira është bërë shënjestër e skuadrave të mëdha si Inter dhe Juventus.


Por kampioni në fuqi i Italisë, është favorit për t’i siguruar shërbimet e lojtarit, pasi vet Raspadori e ka pranuar se ka qenë gjithmonë tifozë i Interit.

“Do të isha një gënjeshtar nëse do të thosha se nuk jam i kënaqur nga interesimi i Interit. Por ekziston koha e duhur për çdo ambicie”, ka thënë sulmuesi i talentuar rreth interesimit të Interit.

Sipas raportimeve të sotme në të përditshmen italiane Tuttosport, Neroazzurët duan transferimin e lojtarit në janar të vitit të ardhshëm.

Por edhe nëse do ta transferojnë, Inter është gati ta lë Raspadorin në huazim te Sassuolo deri në përfundim të sezonit. Klubi gjelbër e zi është gati ta lejoj talentin e saj të largohet për një shumë rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova ia humbë

Kosova ia humbë "busullën" selektorit të Qipros, nuk e di se ku qëndron problemi me ekipin e tij

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori