LAJMI I FUNDIT:

Interi siguron Lukakun për të ardhmen, Hakimi pritet të jetë lojtari i vetëm i madh që mund të largohet

Interi siguron Lukakun për të ardhmen, Hakimi pritet të jetë lojtari i vetëm i madh që mund të largohet

Drejtuesit e Interit thuhet se e thirrën Romelu Lukakun për ta siguruar që Achraf Hakimi do të jetë i vetmi lojtar i madh që do të largohet nga klubi gjatë verës.

Lukaku nuk e priste që Antonio Conte të largohej nga klubi pasi fitoi titullin në Serie A, por klubi siguroi sulmuesin belg që projekti do të vazhdojë nën Simone Inzaghin.

Nerazzurrët së shpejti do të njoftojë trajnerin e tyre të ri dhe, ndoshta, shitjen e Achraf Hakimit gjithashtu.


Paris Saint-Germain në bisedime me Hakimin, Interi mund ta shes
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain në bisedime me Hakimin, Interi mund ta shes

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Interit thuhet se informuan Lukakun se përfaqësuesi i Marokut do të jetë lojtari i vetëm i madh që mund të largohet nga Giuseppe Meazza në verë.

Ish-anësori i Real Madridit është afër bashkimit me PSG-në, dhe Emerson Royal i Barcelonës ose Alessandro Florenzi janë dy nga kandidatët që mund ta zëvendësuar atë.

Interi duhet të shesë Hakimin për të mbajtur librat financiar në rregull, dhe e njëjta gjë është e vërtetë për Joao Mario, i cili pritet të bashkohet me Sporting CP me një marrëveshje të përhershme.

Kampionët e Serie A mund të kenë nevojë të shesin lojtarë të tjerë, por jo ata thelbësorë, pasi janë gati edhe për projektin e Inzaghit.

Nicolo Barella dhe Lukaku janë ‘të paprekshëm’ ndërsa Alessandro Bastoni kohët e fundit ka zgjatur kontratën e tij me Nerazzurrët.

Zyrtare: Interi ‘blindon’ Bastonin me kontratë të re
Lexo po ashtu Zyrtare: Interi ‘blindon’ Bastonin me kontratë të re

Sipas raportit, Marcelo Brozovic mund të ishte larguar nga Nerazzurrët me Conteb, por Inzaghi beson se ai mund të luajë një rol kyç në mesin e fushës, dhe e njëjta gjë vlen për Christian Eriksen.

Ivan Perisic, Andrea Ranocchia dhe Aleksandar Kolarov të gjithë mund të largohen për ofertën e duhur, ndërsa e ardhmja e Milan Skriniar varet nga propozimet që ai do të marrë.

Skriniar i befasuar me largimin e Contes, por thotë se ai do të mbetet te Interi
Lexo po ashtu Skriniar i befasuar me largimin e Contes, por thotë se ai do të mbetet te Interi

Nëse ai largohet, Nikola Milenkovic i Fiorentinës është synimi kryesor për ta zëvendësuar atë.

Sidoqoftë, mbrojtësi sllovak kohët e fundit pranoi se edhe pse largimi i Conte e befasoi atë, ai nuk ka në plan të largohet nga kampionët e Serie A në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori