Interi ka shënuar tri gola për pesë minuta në udhëtimin e tyre te Sampdoria.

Nerazzurët janë rikthyer në formën e tyre të fillimin sezonit në ndeshjen e javës së 29-të ndaj Sampdorias.


Kjo pasi skuadra e Luciano Spallettit po luan lojë agresive dhe me shumë raste, duke shënuar edhe tri gola për pesë minuta.

Inte e1521375300957

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 29-të, ku Ivan Perisic, shënoi pas një kohe të gjatë, duke kaluar Interi në epërsi 0-1 pas harkimit të Joao Cancelos.

Pas Perisicit ishte kapiteni Mauro Icardi, i cili u kthye po ashtu te golat pas një kohe të gjatë, por argjentinasi shënoi dy herë.

icardi 2

Fillimisht Icardi shënoi nga penalltia në minutën e 30-të për 0-2, pastaj një gol të bukur me thembër në minutën e 31-të për 0-3.

icardi 3 1

Këto tri gola të shpejta për pesë minuta rikthejnë në kohë tifozët e Interit, ku para më shumë se 10 viteve shënuan po ashtu tri gola, duke bërë njërin nga rikthimet më të çmendura, nga 2-0 në 2-3. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6ghnbp

https://www.dailymotion.com/video/x6ghnhp

https://www.dailymotion.com/video/x6ghnms

telegrafi sport app