Interi i kthehet fitoreve për të rivalizuar Juven dhe Napolin në krye të tabelës (Video)

Interi i është kthyer fitoreve në Serie A pas atij barazimit ndaj Bolognas.
Klubi nga Milano fitoi ndaj Genoas me rezultat 1-0, në një lojë të bukur nga të dy skuadrat.
Vendasit e filluan mirë takimin, ku në sekondat e parë rrezikoi Ivan Perisic.
Pietro Pellegri rrezikoi në minutën e 40-të, por ishte Marcelo Brozovic me një gjuajte jashtë zonës në minutën e 45-të ku rroki shtyllën.
Pjesa e dytë filloi me shansin e vendasve me anë të Stephane Omeongas.
Në minutën e 87-të erdhi dhe goli i fitores, ku Danilo D’Ambrosio shënoi me kokë pas harkimit të Joao Marios.
Pas kësaj fitore Interi ngjitet në pozitën e tretë me 16 pikë, kurse Genoa bie në vendin e 18-të me dy pikë.
Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është ndaj Beneventos, kurse Genoa pret Bolognan. /Telegrafi/






















































