LAJMI I FUNDIT:

Interi gjatë kësaj jave prezanton tri transferime të reja dhe rinovimin me Inzaghin

Interi gjatë kësaj jave prezanton tri transferime të reja dhe rinovimin me Inzaghin

Interi do të njoftojë tre nënshkrime të reja dhe zgjatjen e kontratës së Simone Inzaghit ndërsa bisedimet për rikthimin e Romelu Lukakut janë në vazhdim.

Nerazzurrët janë klubi më i ngarkuar në Serie A për momentin. Negociatat e tyre më të spikatura mund të shohin që belgu të kthehet në klub në formë huazimi një vit pas lëvizjes së tij prej 113 milionë euro te Chelsea.

Sidoqoftë, Beppe Marotta tashmë ka përfunduar tre nënshkrime të cilat duhet të shpallen këtë javë.


Rikthimi i Lukakut në Inter nga Chelsea përballet me 'vështirësi'
Lexo po ashtu Rikthimi i Lukakut në Inter nga Chelsea përballet me 'vështirësi'

Henrikh Mkhitaryan dhe Andre Onana do t’i bashkohen gjigantëve të Serie A si lojtar të lirë. “Mkhitaryan do të zyrtarizohet në ditët në vijim, e njëjta gjë vlen edhe për Onanën”, konfirmoi drejtori i Interit të hënën.

Ish-portieri i Ajaxit iu nënshtrua testeve mjekësore me Nerazzurrët në janar, ndërsa ish-mesfushori i Romës, Arsenalit dhe Manchester Unitedit pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore me Interin të mërkurën.

Marotta tregon dy transferimet e para të Interit, tregon edhe për negociatat që po zhvillohen me Lukakun e Dybalan
Lexo po ashtu Marotta tregon dy transferimet e para të Interit, tregon edhe për negociatat që po zhvillohen me Lukakun e Dybalan

Raoul Bellanova do të kalojë në Stadio Meazza në formë huazimi me detyrimin për ta blerë nga Cagliari dhe sipas raportimeve të shumta, Interi do të njoftojë sot rinovimin e kontratës së Simone Inzaghit.

Taktikani italian nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me Interin verën e kaluar dhe do të zgjasë qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2024. Interi nuk arriti të ruante titullin e Serie A sezonin e kaluar, por fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori