LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Napoli përgatisin rikthimin në stërvitje

Interi dhe Napoli përgatisin rikthimin në stërvitje
Foto: Getty Images/Guliver

Interi dhe Napoli janë klubet më të fundit që përgatisin një rikthim në stërvitje javën e ardhshme, pasi qeveria ndryshoi udhëzimet e saj që kufizonin hyrjen në qendra deri më 18 maj.

Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora dhe Qeveria u përkulën ndaj presioneve nga klubet, trajnerët dhe Shoqata e Lojtarëve, duke kuptuar se dekreti i mëparshëm ishte në kundërshtim.

Tani atletëve që marrin pjesë në sportet ekipore si futbolli do t’u jepen të njëjtat të drejta si sportet individuale, përfshirë tenisin, dhe do të lejohen të hyjnë në një terren stërvitor nga e hëna e 4 majit.


Klubeve nga Serie A u lejohen stërvitjet nga e hëna e javës së ardhshme
Lexo po ashtu Klubeve nga Serie A u lejohen stërvitjet nga e hëna e javës së ardhshme

Ata do të duhet të vazhdojnë t’i përmbahen udhëzimeve për distancimin shoqëror, por imponimet do të jenë më të thjeshta dhe më efektive në një mjedis të mbyllur në vend se sa të vrapojnë në një park lokal me çdo qytetar tjetër.

Disa klube përfshirë Bologna, Sassuolo, Parma dhe Roma kanë njoftuar se do të kthehen në stërvitje brenda ditëve të ardhshme.

Ekziston një vonesë e vogël, pasi lojtarët dhe stafi duhet së pari të kalojnë testin për Covid-19 dhe të bëjnë një test gjaku për të kontrolluar antitrupat e virusit.

Roma zyrtarizon datën e rikthimit në stërvitje
Lexo po ashtu Roma zyrtarizon datën e rikthimit në stërvitje

Sapo të jenë këto rezultate, ato mund të ndahen në grupe sipas protokollit mjekësor – ata që kishin sëmundje dhe u shëruan, ata që aktualisht janë të sëmurë dhe të vet karantinuar dhe ata që nuk kanë rënë në kontakt me virusin.

Sipas Sky Sport Italia, Interi gjithashtu do të rifillojë stërvitjen në terrenin e tyre Appiano Gentile nga e marta e 5 majit, në grupe me nga tre ose katër të shpërndarë në mënyrë të barabartë rreth katër stërvitjeve të ndryshme.

Të gjithë lojtarët e tyre tashmë janë rikthyer në Itali dhe periudha e vetë-karantinës së Alexis Sanchez përfundon nesër pas fluturimit të tij nga Kili.

Napoli do të bëjë testet e gjakut të hënën dhe mund të fillojë stërvitjen në Castel Volturno nga e enjtja ose e premtja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori