Interi ka shkëmbyer dokumentet me Empolin për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani, pasi marrëveshja u arrit për vlerën e 14 milionë eurove, ndërsa sulmuesi Martin Satriano që do të shkojë në formë huazimi te Empoli.

Marrëveshja është mbyllur, Asllani shkon si huazim për 4 milionë euro, ndërsa marrëveshja bëhet me detyrim blerje nëse plotësohen disa kushte, ku pastaj ish-kampioni do të paguajë  10 milionë euro të tjera në fund të sezonit.


Mesfushori shqiptar, Asllani është vetëm 20 vjeç dhe ka debutuar këtë sezon në Serie A për Empolin, duke bërë përshtypje me një gol dhe një asistim në 23 paraqitje.

Asllani

Çuditërisht, goli i vetëm ishte kundër Interit në një humbje të skuadrës së tij 4-2 në San Siro në maj.

Si pjesë e marrëveshjes, sulmuesi 21-vjeçar uruguaian Satriano do t'i bashkohet Empolit në formë huazimi pas qëndrimit të tij gjashtë mujor në Stade Brestois.

Agjenti i Asllanit, Luca Puccinelli, ka qene pasditen e sotme në selinë e Interit në Milano për shkëmbimin e dokumenteve.

Asllani

Shqiptari shihet si zëvendësues ideal për Marcelo Brozovicin, i cili edhe mund të largohet pasi ka oferta nga Milani, Ëest Ham United dhe Leicester City. /Telegrafi/

telegrafi sport app