LAJMI I FUNDIT:

Interesim i lartë për kampin e Real Madridit në Kosovë, 50 aplikime për 24 orë 

Interesim i lartë për kampin e Real Madridit në Kosovë, 50 aplikime për 24 orë 

Dje me datë 14 qershor u hapën aplikimet për kampin stërvitor të Real Madridit në Kosovë, ndërsa tani pas 24 orësh veçse janë regjistruar 50 fëmijë.

Klubi Mbretëror Real Madridi do të mbajë një kamp stërvitor prej pesë ditësh në Prishtinë, ku do të ketë për qëllim zbulimin dhe avancimin e talentëve të futbollit në vendin tonë.

Interesimi për pjesëmarrje në këtë kamp stërvitor është jashtëzakonisht i lartë dhe tashmë në 24 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 50 fëmijë për të marrë pjesë në kampin stërvitor.


Fëmijët pjesëmarrës që regjistrohen përfitojnë, fanella dhe certifikatë të pjesëmarrjes.

Ky kamp stërvitor i klubit Real Madrid do të organizohet nga 19 – 23 Korrik, 2021 në Prishtinë, në fushën sportive të klubit futbollistik 2 Korriku.

Grupmoshat prej 6-16 vjeç, në total gjithsej 150 fëmijë të ndarë në tre seanca në të cilat 50 pjesëmarrës do t’i zhvillojnë stërvitjet në secilën prej tyre.

Ky kamp organizohet nga Zero Pozitive, menaxheri i sportit Robin Krasniqi dhe STE, ku po ofrojnë një mundësi të artë për talentët kosovarë.

Regjistrimet bëhen në webfaqen: frmclinicskosovo.com

Artikull i sponzorizuar

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori