LAJMI I FUNDIT:

Interesat politike dështuan Projektligjin për Investime Strategjike

Interesat politike dështuan Projektligjin për Investime Strategjike

Ishin disa mangësi që besohet se pamundësuan miratimin në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për Investime Strategjike, i propozuar nga qeveria e Kosovës. Ky ligj, është potencuar në vazhdimësi i një rëndësie të veçantë për Kosovën.

Por, mungesa e marrjes së mbështetjes në Kuvend, ndërlidhet me të paktën dy fakte. Së pari, me ndërlidhjen e tij, me ç’thuhet, interesat e grupeve të caktuara të partive politike dhe së dyti, ishte vlerësuar se projektligji ishte në kundërshtim me disa nga ligjet në fuqi, përfshirë edhe parimet e Bashkimit Evropian.

Projektligji për investime strategjike në Kosovë ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës në dhjetor të vitit 2015, derisa nuk kishte arritur të kalojë në Kuvendin e Kosovës, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave të deputetëve.


Si i tillë ky projektligj, nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës ishte konsideruar se do të ndihmonte në tërheqjen e investitorëve të huaj dhe rrjedhimisht do të kishte ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.

Përfaqësuesit e shoqatave ekonomike që mbrojnë interesat e bizneseve në Kosovë kishin mbështetur atë, por, që sipas kryetarit të i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, rëndësinë e këtij projektligji e kanë devalvuar grupet e caktuara të interesit me prapavijë politike.

“Duke parë rëndësinë e këtij ligji, a mos është droja që nëse kalon një ligj i tillë dikush nga partitë politike do të përfitojë më shumë favore. Në këtë drejtim pa marrë parasysh luftën e grupeve të caktuara të interesit pa marrë parasysh aspektin politik ky ligj ka rëndësi strategjike për Kosovën”, thekson ai.

Ndërkohë, përfaqësues të shoqërisë civile të cilët i kishin dhënë rekomandimet e tyre gjatë hartimit të këtij projektligji e cilësojnë si një lajm të mirë mos miratimin e tij, pasi që siç thonë ata, si i tillë ky projektligj më shumë do të krijonte probleme sesa do të ndihmonte zhvillimin ekonomik.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtimeve të Avancuara (GAP), Agron Demi në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se rekomandimet që ishin dhënë nga ta për këtë projektligj nuk ishin përfillur nga autoritetet kompetente.

“Ne e kemi kundërshtuar këtë projektligj për shkak se ka rënë ndesh me shumë ligje tjera në fuqi, me parimet e BE-së dhe marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Problemi kryesor tjetër në këtë projektligj e që është në kundërshtim edhe me MSA-në, është tejkalimi i procedurave të prokurimit publik, duke ia mundësuar qeverisë së Kosovës që të hyjë në negociata direkte me investitorët potencial të huaja duke mos i garantuar publikut transparencë”, thekson Demi.

Prokurimi publik në Kosovë në raportet e ndryshme ndërkombëtare, ishte konsideruar si burim i korrupsionit.

Këto parregullsi që janë bërë në fushën e prokurimit publik, shton Demi kanë thelluar edhe më shumë problemet ekonomike të vendit.

“Në Kosovë ka korrupsion të madh në fushën e prokurimit dhe qeveria e Kosovës po mundohet që duke aprovuar Ligjin për investime strategjikë ta vë komplet procesin e prokurimit në nivel politike në duart e ministrave dhe të anashkalojnë përveç ligjeve për prokurimin publik edhe shumë ligje tjera të cilat pastaj do të kishim probleme në përmbushjen e standardeve të BE-së”, thekson Demi.

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës ndërkohë kanë deklaruar se Projektligji për Investimet Strategjike, do të mundësojë tërheqjen e investimeve të huaja, pasi që do të eliminonte pengesat e deritanishme për nxitjen dhe realizimin e këtyre investimeve të huaja.

Në Kosovë të hyrat vjetore mesatare të investimeve të huaja, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë periudhës 2009-2013 kanë qenë 400 milionë euro, por, që shënuan rënie në vitin 2014, dhe atë në vetëm 151 milionë euro. Derisa, në vitin 2015 investimet e huaja kanë qenë rreth 320 milionë euro. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori