LAJMI I FUNDIT:

Inter po planifikon një lëvizje surprizë për Ciro Immobile

Inter po planifikon një lëvizje surprizë për Ciro Immobile

Drejtuesit e Interit u takuan së fundmi me Marco Sommella, agjentin e Ciro Immobiles, për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm gjatë verës për kapitenin e Lazios.

Gjërat nuk kanë qenë aq të lehta për 34-vjeçarin italian këtë sezon, i cili pësoi disa lëndime dhe një rënie të dukshme të formës, duke bërë që të shënojë vetëm gjashtë gola në 25 ndeshje në elitën e futbollit italian.

Si rezultat, marrëdhënia e fortë që kishin Lazio dhe Immobile ka filluar të prishet. Ai së fundmi u sulmua dhe u ofendua nga një grup tifozësh teksa ishte jashtë me familjen e tij dhe vuajti edhe më shumë abuzime pasi Valentin Castellanos u fut nga banka rezervë për ta udhëhequr ekipin drejt fitores ndaj Frosinones.


Gazeta italiane Tuttosport shpjegon në detaje se si një numër agjentësh ishin parë duke hyrë në një hotel në Madrid të mërkurën, duke mbajtur takim me drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio.

Teksa takimi i tij me agjentin e Lautaro Martinez u raportua gjerësisht, një prej takimeve u mbajt i fshehtë.

Interi u takua edhe me agjentin Sommella, ku diskutuan rreth mundësisë së transferimit të Immobiles. ‘Nerazzurrët’ po synojnë ta përforcojnë fazën e sulmit, pasi e kanë për qëllim që të konkurrojnë në disa fronte, duke përfshirë edhe Kupën e Botës për Klube sezonin e ardhshëm.

Immobile ka kontratë me Lazion deri në qershor të 2026 me një pagë diku rreth 4 milionë euro për sezon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori