Inter 2-1 Spal, nota e Etrit Berishës dhe të tjerëve

Interi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Spalit në takimin e vlefshëm për javën e 14-të në Serie A.
Nerazzurrët kanë vazhduar formën e mirë duke marrë fitoren e pestë radhazi në Serie A, e cila i bënë tashmë lider në kampionat para Juventusit.
Golat në këtë takim u shënuan nga Lautaro Martinez (16', 41') për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Mattia Valoti (50').
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas, Martinez, i cili pas dy golave u notua me 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për anësorin e mysafirëve, Gabriel Strefezza që u vlerësua me notë 5.7.
Për 90 minuta në këtë takim luajti edhe portieri shqiptar, Etrit Berisha që pati një paraqitje superiore duke u notuar me 7.1.
Inter:






















































