Interi ka fituar në shtëpi ndaj Genoas me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit italian, Serie A.

Skuadra e Luciano Spalletti i është kthyer fitoreve në ndeshje ndaj Genoas, pas barazimit 1-1 përball Bolognas në takimin e fundit.


Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në fund, ku Danilo D’Ambrosio shënoi në minutën e 87 pas harkimit të Joao Marios.

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht mbrojtësi D’Ambrosio, i cili u notua me 8.1, ndërsa nota më e ulët shkoi për Stephane Omeonga që u notua me 5.6. /Telegrafi/ Inter:

notat inter 2 e1506266142156

Genoa:

notat inter 3 e1506266228313

telegrafi sport app