Punimet nuk kanë të ndalur, çdo ditë, me ritëm të lartë e kujdes të shtuar, në Rrugën A në Prishtinë, kompleksi Prishtina Green Residence ka filluar të marr formë.

Punët kanë filluar në fund të gushtit, e sot veç kemi një pamje të qartë të Llamellës A, ku kanë përfunduar tri kate bodrume (garazha -1, -2, -3), dy kate lokale (suteren dhe përdhesë) tri kate banimi dhe aktualisht po vihen shtyllat e katit të IV-të të banimit.


Serioziteti i punës nga investitorët NIC dhe Albion po bën që objekti i ndodhur në qendër të Rrugës A, me 150 metra dalje në rrugë kryesore, Prishtina Green Residence të jetësohet sa më parë.

001 1

Përveç Llamellës A, punimet kanë filluar edhe në Llamellën B, ku janë ndërtuar tri kate bodrume (garazha -1, -2, -3) dhe aktualisht janë duke u bërë përgatitjet e vendosjes së pllakës së suterenit (katit të I-rë të lokaleve).

Objekti Prishtina Green Residence në tërësi do të ketë 5 blloqe, me 3 kate nëntokësore që shërbejnë si parkingje (garazha), 2 kate lokale dhe 13 kate banimi.

Duke e ditur rëndësinë e Rrugës A për kryeqytetin si dhe vendndodhjen e Prishtina Green Residence, interesimi për investim çdo ditë sa vjen e shtohet. Investimi në këtë fazë të punimeve është më i leverdishëm për secilin që dëshiron të posedojë banesë për të jetuar apo lokal për biznesin.

002 1

Aktualisht Prishtina Green Residence ka marrëveshje për financim të objektit me dy Banka në Kosovë: Raiffeisen Bank dhe TEB Bank, të cilat ju mundësojnë klientëve të tyre financimin për kredi hipotekare.

Për më shumë informata për të investuar, çdo i interesuar mund të kontaktojë zyrën e Prishtina Green Residence në +383 46 87 87 87