LAJMI I FUNDIT:

Intensifikohen përgatitjet për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Intensifikohen përgatitjet për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim përfaqësuesit e dikastereve qeveritare si dhe institucioneve ndërkombëtare të përfshira në procesin e përgatitjes për fillimin e aplikimit të sistemin publik të sigurimeve shëndetësore.

Ky takim, ku ishin të pranishëm edhe e ngarkuara me punë në ambasadën e Luksemburgut, ambasadori i Zvicrës, përfaqësuesit e Bankës Botërore, dhe ministrat e Shëndetësisë, Financave dhe Punës e Mirëqenies Sociale, si dhe drejtuesit e agjencive e mekanizmave tjerë qeveritarë, kishte për qëllim koordinimin e përgatitjeve për funksionalizimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Në këtë kontekst, u theksua nevoja e përshpejtimit të përgatitjeve me qëllim të kompletimit të bazës ligjore, përgatitjes administrative, teknike dhe infrastrukturore për shërbimet që do të ofrohen në kuadër të sigurimit shëndetësor.

Të pranishmit shprehën përkushtimin e tyre në finalizimin e këtyre punëve.

Kryeministri Mustafa ka kërkuar angazhim të shtuar nga ana e dikastereve qeveritare në mënyrë që të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për funksionalizimin e Fondit, si dhe që të ngushtohet hendeku ndërmjet periudhës kur do të filloj mbledhja e premiumeve dhe fillimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

Mustafa, po ashtu, ka theksuar nevojën e përcaktimit paraprak të një pakoje të përballueshme të shërbimeve shëndetësore e cila do të ofrohet në kuadër të sigurimit shëndetësor, që do të garantonte shërbimet e parapara, do të rriste kualitetin e trajtimeve të ofruara shëndetësore, si dhe do të ndikonte në uljen e shpenzimeve të qytetarëve për shërbime shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori