LAJMI I FUNDIT:

Intensifikohen bisedimet për armëpushim në Gazë: Kreu i CIA-s udhëton drejt Lindjes së Mesme

Intensifikohen bisedimet për armëpushim në Gazë: Kreu i CIA-s udhëton drejt Lindjes së Mesme

Përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gazë janë intensifikuar, me bisedimet në Kajro që kanë filluar përsëri.

Hamasi tha se delegacioni i tij po udhëtonte drejt Kajros pas studimit të propozimit të fundit për armëpushim.

“Ne jemi të vendosur për të siguruar një marrëveshje që i përmbush kërkesat e palestinezëve”, tha grupi militant.


Siç raportohet, arritja e një marrëveshjeje do të ndalonte përkohësisht ofensivën e Izraelit në Gazë dhe do të mundësonte lirimin e pengjeve.

E me sa duket, çështja kryesore është nëse marrëveshja për një armëpushim do të jetë e përhershme apo e përkohshme.

Megjithatë, Izraeli heziton të pajtohet ndërsa grupi militant ende mbetet aktiv në Gazë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Thuhet se formulimi i marrëveshjes së re përfshin një pauzë 40 ditore të luftimeve dhe shkëmbimin e pengjeve.

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Lexo po ashtu Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Por, edhe pse janë duke punuar drejt një armëpushimi, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur se kjo nuk do ta ndalojë atë të zhvillojë një operacion ushtarak në Rafah, në përpjekje për të eliminuar grupet e Hamasit.

SHBA-ja si aleati më i madh diplomatik dhe ushtarak i Izraelit e kundërshton një ofensivë të tillë e cila mund të shkaktojë viktima të konsiderueshme civile në një vend ku janë të strehuar rreh 1.4 milionë palestinezë.

“Një përgjigje zyrtare nuk e kemi marrë ende. Kur ajo të vjen, kabineti i luftës do të takohet dhe do ta diskutojë atë. Deri atëherë, i sugjeroj të gjithëve që të presin përditësimet zyrtare dhe të veprojnë me qetësi”, tha anëtari i kabinetit të luftës së Izraelit, Benny Gantz.

Bëhet e ditur se për të ndihmuar ndërmjetësimin e bisedimeve, drejt Kajros ka udhëtuar edhe Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), Williams Burns.

Një prej figurave kyçe të negociatave ka qenë edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se “e vetmja gjë që qëndron mes Gazës dhe armëpushimit është Hamasi”.

Deri më tani, bisedimet për armëpushim kanë vazhduar pa ndonjë përparim.

Ndryshe, lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka filluar pasi grupi militant ka sulmuar Izraelin më 7 tetor të vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori