LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca gjermane po paralajmëron votuesit që të mos mbështesin të djathtën ekstreme AfD

Inteligjenca gjermane po paralajmëron votuesit që të mos mbështesin të djathtën ekstreme AfD

Ekstremizmi i të djathtë është kërcënimi më i madh për demokracinë gjermane dhe votuesit duhet ta kenë parasysh këtë përpara se të votojnë për partinë nacionaliste Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka paralajmëruar Agjencia Inteligjencës (BfV).

AfD aktualisht ka 18 për qind deri në 20 për qind të votave në mbarë vendin dhe po bëhet gati për të fituar tre zona elektorale në lindje të Gjermanisë me një fushatë që përfshinë ndalimin e migracionit si dhe frenimin e saj.


Shefi i BfV-së, Thomas Haldenwang thotë se partitë e ekstremit të djathtë po fitojnë fuqi dhe terren në të gjithë Evropën, por se ngritja e AfD-së është veçanërisht e ndjeshme në Gjermani, për shkak të së kaluarës naziste të vendit.

“Pjesë të AfD-së përhapin urrejtje dhe agjitacion kundër të gjitha pakicave në Gjermani, veçanërisht emigrantëve dhe promovojnë një qëndrim anti-semitik”, tha Haldenwang në një konferencë për medie.

Ndikimi i Kremlinit

Haldenwang vuri në dukje se pjesë të AfD janë gjithashtu “të ndikuara shumë nga Kremlini dhe vazhdojnë të përhapin narrativat dhe propagandë ruse, veçanërisht në lidhje me luftën në Ukrainë”.

“Unë mendoj se të gjitha këto janë rrethana që votuesit gjermanë duhet të kenë parasysh kur marrin vendimin e tyre”, ka shtuar ai.

AfD është kundërshtare e sanksionet ekonomike kundër Moskës, ndryshe nga partitë kryesore gjermane, duke përfshirë socialdemokratët në pushtet të kancelarit Olaf Scholz, të cilët mbështesin fuqishëm Ukrainën në luftën e saj kundër forcave ruse.

Raporti BfD ka theksuar se numri i njerëzve të përfshirë potencialisht në aktivitetet e ekstremit të djathtë në Gjermani u rrit me 14.5 për qind në vitin 2022, ndërsa numri i aktivistëve që dëshirojnë të përdorin dhunë u rrit për disa mijë persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori