LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca britanike: Ushtarët rusë dehen masivisht, kanë gjithnjë e më shumë vdekje për shkak të alkoolit

Inteligjenca britanike: Ushtarët rusë dehen masivisht, kanë gjithnjë e më shumë vdekje për shkak të alkoolit

Britanikët pretendojnë se rusët kanë 200 mijë viktima që nga fillimi i luftës.

Reklama

Edhe pse në raportin më të fundit nuk potencohet, me gjasë ky vlerësim i ministrisë britanike të Mbrojtjes flet për të gjitha viktimat – pra të vrarë, plagosur dhe të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Britanikët thonë se rusët kanë probleme të mëdha me moralin e trupave të saj, kështu kanë edhe më shumë probleme me gjërat që nuk kanë lidhje drejtpërdrejt me luftën.

“Derisa Rusia ka pësuar deri në 200 mijë viktima nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, një pjesë e konsiderueshme e tyre ishin nga shkaqe jo luftarake”, thuhet në raportin e inteligjencës britanike.

Kievi pretendon se 262 atletë ukrainas janë vrarë nga rusët
Lexo po ashtu Kievi pretendon se 262 atletë ukrainas janë vrarë nga rusët

“Më 27 mars 2023, u raportua në Telegramin rus se kishte pasur një numër ‘jashtëzakonisht të lartë’ incidentesh, krimesh dhe vdekjesh të lidhura me alkoolin midis forcave ruse të dislokuara”, shkruajnë britanikët.

“Shkaqe të tjera të viktimave jo-luftarake ka të ngjarë të përfshijnë trajnimin e dobët për armët, aksidentet e trafikut dhe dëmtimet klimatike si hipotermia. Komandantët rusë ka të ngjarë të identifikojnë abuzimin e përhapur të alkoolit si veçanërisht të dëmshëm për efektivitetin luftarak”, thuhet ndër tjera në raportin e inteligjencës britanike.

“Megjithatë, pirja konsumon një pjesë të madhe të shoqërisë ruse dhe prej kohësh është konsideruar si pjesë e pranuar në heshtje e jetës ushtarake, edhe gjatë operacioneve luftarake”, u tha në fund të raportit. /Telegrafi/


Në trend Botë

Më shumë
Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Evropa
Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Botë
Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Evropa
Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Evropa
Çiklisti ukrainas vazhdon rrugën sikur nuk po ndodh asgjë në momentin që rusët shkrepin një raketë

Çiklisti ukrainas vazhdon rrugën sikur nuk po ndodh asgjë në momentin që rusët shkrepin një raketë

Evropa
Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori