Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar informacionet më të fundit për situatën në Bakhmut të Ukrainës.
Fjala është për raportin ditor që britanikët e përpilojnë nga inteligjenca e këtij vendi, transmeton Telegrafi.
Ata pretendojnë se ukrainasit kanë parandaluar të gjitha kundërsulmet ruse në Bakhmut, dhe kanë arritur të mbajnë nën kontroll territoret që i kanë fituar nga fillimi i luftës.
“Gjatë javës së kaluar forcat ruse kanë bërë përpjekje të kryejnë kundërsulme mbi pozicionet ukrainase, që po avancojnë në pjesët e Orihivit dhe Bakhmutit”, u tha në raportin e britanikëve.
Sipas tyre, në të dy këto zona forcat ukrainase kanë arritur të zmbrapsin rusët që tentonin të kryenin sulme, duke ruajtur pozicionet që i kanë që nga qlirimi i disa pjesëve.
“Komentet e publikuara nga komuniteti ushtarak rus tregojnë një zhgënjim ekstrem midis atyre që janë përfshirë në këto kundërsulme, veçanërisht pranë Bakhmutit, me raporte për përparime ‘të konceptuara keq’, mungesë mbështetjeje artilerie dhe viktima të mëdha”, shkruajnë britanikët.
Gjatë nëntë muajve të fundit, forcat ruse në Ukrainë janë treguar të afta për të kryer operacione të fuqishme mbrojtëse. Megjithatë, ata ende tregojnë vetëm aftësi minimale sulmuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat vende kanë sanksionuar kolonët izraelitë?
Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”
Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?
CEO i Eurofighter konfirmon interesimin e Turqisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë, por Gjermania bllokoi shitjen
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?