LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca amerikane: Kina fshehu shtrirjen e shpërthimit të coronavirusit në vendin e saj

Inteligjenca amerikane: Kina fshehu shtrirjen e shpërthimit të coronavirusit në vendin e saj

Kina ka fshehur shtrirjen e shpërthimit të coronavirusit në vendin e saj, duke raportuar numër më të vogël të rasteve totale dhe vdekjet që ka pësuar nga sëmundja.

Ky është konkluzioni i komunitetit të inteligjencës amerikane në një raport të klasifikuar në Shtëpinë e Bardhë, sipas tre zyrtarëve amerikanë, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.


Sipas të njëjtit medium, zyrtarët kërkuan të mos identifikohen sepse raporti është sekret, dhe ata nuk pranuan të detajojnë përmbajtjen e tij.

Por, ata thanë se raportimi publik i Kinës për rastet dhe vdekjet nga coronavirusi është qëllimisht i paplotë.

Dy nga zyrtarët thanë se raporti ka ardhur në përfundimin se numrat e Kinës janë false.

Raporti u pranua nga Shtëpia e Bardhë javën e kaluar, tha një nga zyrtarët.

Ndryshe, përhapja e coronavirusit filloi në provincën Hubei të Kinës në fund të vitit 2019, por vendi ka raportuar publikisht vetëm rreth 82,000 raste dhe 3.300 vdekje, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo shifër është krahasuar me më shumë se 189,000 raste dhe më shumë se 4,000 vdekje në SHBA, e cila ka shpërthimin më të madh të raportuar publikisht në botë.

Siç shkruan tutje Bloomberg, stafi i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe ambasadën kineze në Uashington nuk u përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

“Realiteti është se ne mund të ishim më mirë nëse Kina do të kishte qenë më herët e raportuar”, ka thënë zëvendëspresidenti Mike Pence të mërkurën. “Ajo që duket qartë tani është që shumë më parë se bota mësoi se Kina po merrej me këtë, mbase një muaj më parë, shpërthimi ishte i vërtetë në Kinë”.

Ndërsa Kina përfundimisht imponoi një bllokim të rreptë, ka pasur një skepticizëm të konsiderueshëm ndaj numrave të raportuar të Kinës, jashtë dhe brenda vendit.

Qeveria kineze ka rishikuar në mënyrë të përsëritur metodologjinë e saj për numërimin e rasteve, me javë të tëra duke përjashtuar njerëz pa simptoma plotësisht, dhe vetëm të martën shtoi më shumë se 1.500 raste asimptomatike në totalin e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori