LAJMI I FUNDIT:

Intel, LG, x86 – tentimi i dytë?

Intel, LG, x86 – tentimi i dytë?

Kaloi gati një vit prej që LG në CES shfaqi celularin me procesor të Intelit në të cilin punonte Androidi. Mirëpo, ai celularë asnjëherë nuk doli në prodhim për shkak se mendonin se do të shitej me vështirësi.

Por, pasi që Intel tashmë ka zhvilluar Medfieldin, do të ishte e udhës që të ketë në çka ta demonstroj në CES. Thashethemet e para thonin se pikërisht në CES 2012 do të shfaqet prototipi me gjeneratën e re të Atomëve të Intelit, por përfaqësuesit e të dyja kompanive e mohuan këtë gjë. Nga ana tjetër, ekzistojnë informatat se LG në të vërtetë, për ndryshim nga celularët e vitit të kaluar, do të filloj të prodhoj celularë me platformën Medfield të bazuar në Android dhe atë duke filluar nga muaji Mars. /Telegrafi/