LAJMI I FUNDIT:

Instruktorët nga Gjermania do t’i trajnojnë zhytësit e Maqedonisë për hulumtime arkeologjike

Instruktorët nga Gjermania do t’i trajnojnë zhytësit e Maqedonisë për hulumtime arkeologjike

Qendra për hulumtim të parahistorisë (QHP) organizon kursin “Zhytje shkencore evropiane” në Liqenin e Ohrit, në suaza të së cilës do të bëhet trajnim i arkeologëve prej më shumë vendeve evropiane përmes mësimit të teknikave dhe metodave të avancuara nënujore të hulumtimeve arkeologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fund të kursit të udhëhequr prej instruktorëve nga Gjermania, pjesëmarrësit do të testohen nga Komisioni për hulumtime nënujore evropiane, me çka do të fitojnë licencën më prestigjioze në këtë sferë shkencore.


Krahas Qendrës për hulumtime të parahistorisë, në realizimin e kursit marrin pjesë edhe Enti dhe muzeu – Ohër, Kapitenia e portit – Ohër dhe klubi i zhytësve “Amfora”. /Telegrafi/