LAJMI I FUNDIT:

Instituti GAP: Gjysma e punëtorëve të RTK-së me paga prej 1,000 deri 1,500 euro

Instituti GAP: Gjysma e punëtorëve të RTK-së me paga prej 1,000 deri 1,500 euro

Mbi gjysma e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës kanë paga neto prej 1 mijë deri në 1,500 euro, thuhet në një publikim të Institutit për Studime të Avancuara GAP.

Sipas GAP-it, këto të dhëna janë nga Administrata Tatimore e Kosovës për 900 punëtorët e RTK-së, përcjell Telegrafi.


Instituti thekson se në në dhjetor të vitit të kaluar ishin rreth 990 të punësuar.

Nga këta, 23.3 për qind janë në grupin e atyre që marrin pagë prej 1 mijë deri 1,200 euro, kurse 28.1 për qind pagë nga 1,200 deri 1,500 euro.

Po ashtu, 17.4 për qind e të punësuarve në RTK marrin pagë deri 1,800 euro.

Në RTK ka prej atyre që marrin pagë mbi 3 mijë, e që janë më pak se 1 për qind. /Telegrafi/