LAJMI I FUNDIT:

Institucioneve u kërkohet të sigurojnë më shumë vaksina kundër Covid-19

Institucioneve u kërkohet të sigurojnë më shumë vaksina kundër Covid-19

Në Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës (PRAK) ka kërkuar nga institucionet e vendit që në afat sa më të shkurtër kohor të sigurojnë qasje të qytetarëve në vaksinim.

Në një komunikatën për media, PRAK thonë se pandemia COVID-19 nxori në shesh të gjitha të metat e sistemit shëndetësor.

“Në këtë ditë të shënuar, PRAK u bënë thirrje institucioneve që në afat sa më të shkurtër kohor të sigurojnë qasje të qytetarëve në vaksinim, skenës politike të jetë e unisuar rreth mbrojtjes së shëndetit publik të qytetarëve (përkatësisht votuesëve të tyre), qytetarëve të respektojnë masat, në mënyrë që të kemi sa më pak persona të vdekur. Pandemia COVID – 19 nxori në shesh të gjitha të metat e sistemit shëndetësor. Ajo na tregoj më së miri se nuk mund të vazhdojmë më me këtë sistem shëndetësor që ekspozon pacientin para rreziqeve shëndetësore. Ajo na tregoj gjithashtu se qytetarët po na vdesin nga mungesa e barnave dhe shërbimeve. Prandaj, në këtë ditë u bëhet thirrje institucioneve që të reformojnë rrënjësisht këtë sistem dhe të sigurojnë se qytetari të jetë i mbrojtur nga çdo rrezik që i kanoset”, thuhet në komunikatën e PRAK.

PARK shton se kjo ditë e gjen pacientin kosovar të ekspozuar ndaj një rreziku të madh sic është pandemia.

“Evropa sot shënon ditën e të drejtave të pacientëve. Nga viti 2013, edhe Kosova është bërë pjesë e kësaj kremte. Kjo ditë e gjen pacientin kosovar më shumë se asnjëherë tjetër të ekspozuar ndaj një rreziku të madh shëndetësor siç është pandemia COVID 19. Kjo pandemi, mori jetën e më shumë se 2000 qytetarëve tanë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shumë të tjerëve në mënyrë të tërthort. Menaxhimi i Pandemisë që nga fillimi u shoqërua me shumë probleme, gjë që ndikoj në shkelje masive të të drejtave të pacientëve. Ndër problemet kryesore ishin, politizimi i pandemisë që nga fillimi, mungesa e testeve, mungesa e oksigjenit, masat preventive jo adekuate, mosrespektimi i masave, fushata e shfrenuar e partive politike, hapja e specializimeve që e la kujdesin parësor në mungesa të mëdha të mjekëve, ulja e buxhetit për barna, ndaljen e shërbimeve eletive shëndetësore, e krejtë në fund edhe mungesën e vaksinave për qytetarët tanë”, thuhet në komunikatë.

Madje PRAK theksoi edhe blerjen e vaksinave antiCOVID-19.

“Të gjitha këto dhe shumë probleme të tjera, shkelen në mënyrë flagrante të drejtën për masa preventive të qytetarëve, të drejtën e informimit të drejtë dhe në kohë reale, të drejtën e qasjes në shërbime shëndetësore, të drejtën e sigurisë së shërbimeve, të drejtën për t’u trajtuar në kohë të drejtën për të mos duruar vuajtje dhe dhimbje të pa nevojshme etj. Në kohën kur gjitha vendet e evropiane dhe të rajonit kanë vaksinuar një numër të madh të qytetarëve të tyre, Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vetme, të blerë nga buxheti vetanak. 24 000 të cilat erdhën si donacion ende nuk janë administruar pasi që procesi po ecën me hapa të ngadalët”.

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori