LAJMI I FUNDIT:

Institucionet pushojnë në ditën e Bajramit të Vogël

Institucionet pushojnë në ditën e Bajramit të Vogël

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të gjitha institucionet qendrore dhe lokale do të pushojnë të martën më 20 korrik, me rastin e festës së Bajramit të Vogël.

MPB thotë se për këtë vendim është bazuar në ligjin për festat zyrtare.


Në pajtim me nenin 2 të Ligjit Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për nderë të festës zyrtare “Bajrami i Vogël”, për të punësuarit në Institucionet e Republikës së Kosovës, ditë pushimi do të jetë: E martë, 20 Korrik- Bajrami i Vogël. Urime festa të gjithë nëpunësve të besimit islam!”, thuhet në vendim. /kp/