Në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë publike dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në rendin e ditës u përfshinë: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Siguria e përgjithshme në trafik; Raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje; Përgatitjet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit dimëror nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, përcjell Telegrafi.




Gjatë takimit, anëtarët e këshillit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore për të garantuar një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e komunës.

Po ashtu, u vlerësua se përmes koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë, Drejtorive Komunale dhe institucioneve të tjera relevante, do të sigurohet një reagim më i shpejtë dhe më efikas ndaj sfidave që lidhen me sigurinë publike dhe mirëqenien sociale. /Telegrafi/