Institucionet e Maqedonisë të pa-përgatitura për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike
Maqedonia nuk është pothuajse aspak e përgatitur për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike, dhe jo rastësisht, edhe gati çdo të dytën ditë po ndodh ndonjë sulm në ndonjërën nga ministritë. Në UEJL po trajnohen përfaqësues të disa ministrive. Prorektori për planifikim akademik dhe digjitalizim Adrian Besimi thotë së nevojitet edhe buxhet për teknologji, si dhe formim të agjencisë për mbrojtje kibernetike.
“Sektorët e IT në Qeveri janë në një nivel të përgatitjes pak më të ulët, nuk është investuar në aspektin e trajnimit profesional. Dhe gjitha këta në sytë e një sulmuesi janë caqe të lehta për sulm”, tha Adrian Besimi, prorektor për planifikim akademik dhe digjitalizim UEJL.
Trajnimin po e mbështetë edhe ambasada amerikane.
“Këto trajnime janë shumë të mira të organizuara nga qeveria amerikane, sepse bëjnë bashkë ekspertët në fusha të sigurisë kibernetike. Këto pra janë vendet ku neve gjejmë zgjidhjet dhe dalim me ide të reja”, u shpreh Marlene Nice, Zyra për marrëdhënie me publikun në ambasadën e SHBA-së.
“jemi posaçërisht të sfiduar dhe në kohë mendoj që si zakonisht partnerët tanë ndërkombëtarë na vetëdijësojnë për ngritjen e kësaj çështjeje që është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne kujtohemi për to vetëm kur bëhemi viktimë dhe na ndodhin sulmet apo pasojat”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, Rektor i UEJL.
Institucionet shtetërore, sidomos Ministritë por edhe drejtoritë, pothuajse çdo ditë janë pre e sulmeve kibernetike, siç ishte ai i fundit me Fondin e Shëndetësisë. Për shkak të sulmeve të shpeshta Ministria e Shoqërisë informatike vendosi për formimin e Agjencisë për mbrojtje kibernetike./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City