LAJMI I FUNDIT:

Instalimi i vjetëruar elektrik shkak për shprëthimin e zjarrit në qendër të Strugës

Instalimi i vjetëruar elektrik shkak për shprëthimin e zjarrit në qendër të Strugës

SPB e Ohrit ka dalë me rezultatet përfundimtare të hetimeve rreth zjarrit i cili shpërtheu në qendër të Strugës, ku u dogjën pesë shtëpi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë, bëhet fjalë për zjarr të shkaktuar nga instalimi i vjetëruar i rrjetit elektrik në shtëpitë e vjetëruara, ndërkaq dëmi i shkaktuar nuk është vlerësuar ende.


Nga ana tjetër, njësia e zjarrfikësve të rajonit të Strugës, bën të ditur se nuk ka rrezik të shpërthimit të sërishëm të zjarrit, kurse ekipet janë duke patrulluar, me kërkesë të qytetarëve./Telegrafi/