Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Inspektoriati i Kryeqytetit ka realizuar sot një aksion.

Ai ka pohuar se janë hequr disa prej frigoriferë të vendosur jashtë kioskave në mënyrë të paligjshme, transmeton Telegrafi.


"Hapësirat publike janë për qytetarë dhe shëndeti i tyre është prioritet! Për shkak se nuk përmbushnin standardet higjieno-sanitare të kërkuara me ligji dhe pengonin qarkullimin e këmbësorëve Inspektoriati i Kryeqytetit ka hequr disa prej frigoriferë të vendosur jashtë kioskave në mënyrë të paligjshme", ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka theksuar se ky aksion vjen në kuadër të angazhimit  për të garantuar hapësira publike të lira, të sigurta dhe me standarde për të gjithë qytetarët.

"Qytetari është prioritet i yni"./Telegrafi/