LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati i Punës me 20 inspektorë më tepër

Inspektorati i Punës me 20 inspektorë më tepër

Mos respektimi i të drejtave të punëtorëve dhe mos ofrimi i kushteve të sigurta për punë, është bërë fenomen shqetësues në Kosovë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sipas zëvendës ministrit Besnik Berisha, është angazhuar së fundmi në lehtësimin e një dialogu social në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve, në mënyrë që të informohen dhe vetëdijesohen për rëndësinë që ka marrja e masave të domosdoshme për siguri dhe shëndet në punë.


Sipas njoftimit për media, përmes Inspektoratit të Punës, Berisha ka thënë se synohet rritja e numrit të inspektimeve dhe fuqizimi i këtij institucioni.

“Është zotim i yni që brenda këtij viti të rrisim numrin e inspektorëve dhe besoj se deri në fund të vitit do t’i kemi edhe 20 inspektorë të rinj”, është shprehur Berisha.

Libor Chlad, zëvendës shef për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka deklaruar se situata e sigurisë në punë në Kosovë mbetet ende e panjohur.

“E panjohur, pasi nuk ka regjistrim të strukturuar të aksidenteve në punë dhe ekziston një nevojë urgjente për të zhvilluar një sistem të bazuar në akte ligjore për të regjistruar të gjithë aksidentet në punë me 3 dhe më shumë ditë pune të humbura siç bëhet në të gjitha vendet e BE-së, sipas Metodologjisë së Statistikave Evropiane për Aksidentet në Punë (ESAË)”, është shprehur Chlad.
Sipas komunikatës, në katër muajt e parë të këtij viti, 4 punëtorë kanë humbur jetën dhe mbi 25 të tjerë kanë pësuar lëndime në vendet e tyre të punës.

Sipas zëvendës kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës në Kosovë, Agim Millaku, është në të mirën e punëmarrësve që të marrin masat adekuate për t’i mbrojtur punëtorët e tyre.

“Në rast të ndonjë aksidenti, dëmet janë shumë më të mëdha për punëdhënësin sesa kursimi që ka tentuar ta bëjë duke mos i blerë pajisjet e nevojshme për mbrojtje të punëtorëve”, është shprehur Millaku në Ferizaj, në tryezën e rrumbullakët me temën “Rëndësia e sigurisë në punë”.

Eksperti për Siguri dhe Shëndet në Punë, Bekim Doli, i certifikuar edhe nga Inspektorati i Punës, ka demonstruar shpjeguar në detaje para ndërtuesve në Prizren, për masat që duhet të marrin në vend punishte.

“Ndërtimi është aktivitet ku lëndimet janë të shpeshta dhe të përditshme, dhe numri i tyre është gjithnjë e më i lartë. Ndërtimtaria prin si sektori me numrin më të madh të lëndimeve dhe vdekjeve në punë si pasojë e pasigurisë, që vjen kryesisht nga mungesa e trajnimit të punëtorëve dhe nga mosrespektimi i rregullave bazë të sigurisë në punë”, ka thënë Doli.
Sipas njoftimit, ky panel diskutimi është organizuar në kuadër të projektit “Përkrahje për komunikim në procesin e integrimit evropian”, që financohet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ,në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori