LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati Policor kërkon suspendimin e zyrtarëve policorë, që keqtrajtuan vajzën në Vushtrri

Inspektorati Policor kërkon suspendimin e zyrtarëve policorë, që keqtrajtuan vajzën në Vushtrri

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar një hetim sipas detyrës zyrtare sot pas publikimit të një video-incizimi me dyshim për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë në një incident që ka ndodhur në Vushtrri në orët e pasdites.

“Hetuesit e IPK-së pas publikimit të videos në medie janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast që kanë përfshirë marrjen e deklaratave si dhe sigurimin e disa video incizimeve”, thuhet në komunikatën e IPK, transmeton Telegrafi.


“Pas disa veprimeve hetimore fillestare, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e  dy zyrtarëve policorë (një zyrtare policore dhe një rreshter policor)  që janë përfshirë në këtë incident”.

Pamje të reja, ku shihen dy policët e Kosovës duke e goditur me shuplakë vajzën në Vushtrri
Lexo po ashtu Pamje të reja, ku shihen dy policët e Kosovës duke e goditur me shuplakë vajzën në Vushtrri

Më tej në komunikatë thuhet se, në konsultim me prokurorin kompetent për këtë rast do të zhvillohet një hetim në procedurë të rregullt me dyshimin se zyrtarët policorë të stacionit policor të Vushtrrisë kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori