LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati e policia vazhdojnë kontrollin për respektim të masave kundër COVID-19

Inspektorati e policia vazhdojnë kontrollin për respektim të masave kundër COVID-19

Nëpër komunat kryesore të Kosovës, mbi 40 ekipe të Inspektoratit me përkrahje të Policisë së Kosovës po vazhdojnë kontrollimin e qyteteve për respektim të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, në luftën kundër coronavirusit.

Në disa fotografi të dërguara në adresë të Telegrafit, shihen kafiteritë e zbrazëta në sheshin e Prishtinës dhe shumë pak njerëz në shëtitore.


Gjatë të martës, asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se inspektoratet e komunave janë duke punuar me orar të zgjatur me qëllim të zbatimit të masave anti-COVID-19.

AKK: Inspektoratet komunale po punojnë me orar të zgjatur për zbatimin e masave antiCOVID
Lexo po ashtu AKK: Inspektoratet komunale po punojnë me orar të zgjatur për zbatimin e masave antiCOVID

Sipas njoftimit nga AKK, thuhet se gjatë veprimtarisë së Inspeksioneve komunale në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet e tjera të përfshira ditëve të fundit u është kërkuar nga subjektet afariste të respektojnë masat e fundit e parapara me vendim nga Qeveria.

“Inspektimet janë të përbashkëta në mes Inspektorëve Komunal, Inspektorëve të AVUK, Inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Policisë së Kosovës, dhe këto inspektime do të jenë të vazhdueshme deri në respektim të plotë të vendimeve të Qeverisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/