LAJMI I FUNDIT:

Inspektim i jashtëzakonshëm në kompaninë “Eko Klub Sh.p.k Manastir”

Inspektim i jashtëzakonshëm në kompaninë “Eko Klub Sh.p.k Manastir”

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pas lajmit të marrë nga mediat të cilat sot njoftuan në lidhje me konferencën për shtyp të Inspektoratit të Bashkisë së Shkupit ku u shpalosën njohuritë e tyre nga inspektimi i kryer për punën e kompanisë “Eko Klub Sh.p.k Manastir”, i kontrolloi lejet e dhëna për trajtim të mbetjeve mjekësore dhe kontaktoi me Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor për të siguruar informacione shtesë në lidhje me inspektimet e kryera.

Nga Inspektorati shtetëror na njoftuan që inspektimi i fundit në teren është kryer me datë 12 dhjetor 2019 në të cilin me procesverbal është konstatuar që kompania punon në pajtueshmëri me rregullat ligjore dhe lejet e dhëna.


Pas njoftimit të sotshëm, me kërkesë të Ministrisë, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor momentalisht kryen inspektim të jashtëzakonshëm në hapësirat e kompanisë, ndërsa për gjetjet nga i njëjti, publiku do të njoftohet në kohë.

“Ashtu siç u potencua javën e kaluar në konferencën e përbashkët për shtyp me Doganën, Ministria i thërret të gjitha institucionet, në nivel qendror dhe lokal, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qëllim të reagimit në kohë si dhe
parandalim të degradimit shtesë të mjedisit jetësor dhe rrezikimin e shëndetit të qytetarëve. Vetëm në mënyrë institucionale, së bashku dhe me veprim të koordinuar mundësohet kontroll dhe parandalim i veprimeve jashtëligjore”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.