Insigne i përgatit një rreng Mertensit pas fitores së thellë ta Napolit ndaj Lazios

Napoli ka vazhduar ta shijojë futbollin që po bën këtë sezon duke regjistruar një tjetër triumf në Serie A.
Partenopei ishin bindës në fitoren prej 4-0 kundër Lazios në Stadio ‘Diego Armando Maradona’ duke u zhvendosur në krye të tabelës më tri pikë më shumë se Milani që pësoi humbje nga Sassuolo në San Siro.
Piotr Zielinski e hapi serinë e golave për të vazhduar me një dysh të Dries Mertens, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Fabian Ruiz.
Lojtarët e liderit të Serie A nuk mund ta kufizonin festën vetëm brenda lojë, porse ata vazhduan edhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Derisa Mertens po e jepte intervistën pas ndeshjes për DAZN, Lorenzo Insigne i fsheh prapa tabelës së reklamave dhe e lagu me ujë bashkëlojtarin e tij. /Telegrafi/




































