Nga 100 premtimet e kryetarit të Prishtinës, gjatë mandatit të tij dyvjeçar, janë realizuar vetëm 18 prej tyre.
Kryetari Shpend Ahmeti i cili po udhëheq me Komunën e Prishtinës edhe për një mandat, nga këto premtime për 40 prej tyre nuk ka marrë asnjë veprim në kuadër të realizimit të tyre.
Rezultatet e premtimeve po shihen si jo të kënaqshme sa i përket punëve që është dashur të bëhen në drejtim të realizimit.
Kështu thotë raporti i vlerësimit të përmbushjes së premtimeve elektorale të kryetarit të Komunës së Prishtinës, nga Iniciativa për Progres – INPO, i titulluar “100 premtimet e Shpend Ahmetit”.
Qëndrim Arifi nga INPO tha se ky raport përfshin periudhën dyvjeçare të mandatit të Ahmetit, këto premtime ai i ka dhënë në fushatën zgjedhore të vitit 2017.
“INPO sot publikoi secilën fushë se sa premtime janë përmbushur, dhe se sa janë filluar, sa janë gjysmë të përmbushura, dhe sa nuk kanë filluar fare. Gjithashtu në fund për të dhënë numrin total të premtimeve të përmbushura. Numri total nga 100 premtime, 18 janë të përmbushura plotësisht, 13 janë gjysmë të përmbushura, 40 premtime janë të filluara dhe 29 ende nuk kanë filluar”, tha Arifi.
Sipas Arifit, çdo premtim ka rëndësi të madhe për qytetarët e vendit, prandaj edhe do të duhej të shihej si obligim për ekzekutivin që sa më shpejt të jetë e mundur të përmbushen.
“Kryetari i Komunës të fillojë sa më shpejt të zbatojë rekomandimet të cilat ende nuk i ka filluar, i rekomanduam që përparësi t’iu jep projekteve ose premtimeve të cilat kërkojnë një kohë më të gjatë të realizimit. I kërkuam kryetarit që në bashkëpunim me ekzekutivin dhe Kuvendin Komunal të ulen dhe të shikojnë modalitetet se si do të mund të dalin nga gjendja e krijuar për shkak të mos shpenzimit në masë të duhur të buxhetit për investime kapitale, gjë që ndikon në mos përmbushjen e premtimeve. Sepse këto premtime të pa përmbushura shumica nga to janë të karakterit kapital. Gjithashtu i kërkuam kryetarit që t’i mbajë përgjegjës drejtorët komunalë”, ka shtuar Arifi.
Raporti përfshin 100 premtimet e ndara në tetë fusha, me qëllim që të jep një pasqyrë se sa nga këto premtime i ka përmbushur kryetari Ahmeti.
Ky raport ka qëndruar rreth një javë në zyrat e Komunës së Prishtinës, për rekomandime të mundshme. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kryeministri britanik i vendosur ndaj shqiptarëve, rreth dymijë të kthyer në 6 muaj

BMW 320 e vjedhur në Gjermani, gjendet dhe konfiskohet në veri të Mitrovicës

Trupa shtesë të NATO-s kanë arritur në Kosovë

Hoti, Pecit: Hera e fundit që po polemizoj me një analfabet

'Burdushi': Me hajmali e fall s’e kam kriju pasurinë, qysh mundet të bazohet gjykata me qime e me dhe

KFOR-i ndihmon Policinë e Kosovës të largojnë veturën e bllokuar nga protestuesit serbë në Zveçan

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium