Organizata INPO ka publikuar raportin vjetor “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”, ku nga ky raport del se mesatarja aritmetike e kënaqshmërisë me të gjitha shërbimet komunale është 41.99 përqind, kurse pakënaqësia është 29.56 përqind.
Drejtoresha ekzekutive e Iniciativës për Progres (INPO), Albulena Ndrecaj tha se krahasor me indeksin e kënaqshmërisë, vitin e kaluar ka rritje për rreth 2 përqind për shërbimet komunale, por që ka edhe rënie në disa rënie të kënaqësisë për disa shërbime.
Ndrecaj tha se janë përfshirë gra dhe burra të moshës 18 vjeçare që kanë treguar vlerësimet e tyre rreth 15 shërbimeve komunale që i ofron Komuna e Prishtinës.
Nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Shkëlzen Jakupi tha se këto të dhëna përputhen më indeksin e kënaqshmërisë së shërbimeve komunale të Prishtinë që i ka bërë kjo ministri.
Derisa theksoi se komuna e Prishtinës është vlerësuar mirë në ofrimin e ndryshëm të shërbimeve komunale.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha se rezultatet kanë qenë të pritshme dhe të ditura në çdo aspekt, por që u zotua se si komunë janë duke punuar që të rrisin nivelin e çdo shërbimi komunal të cilat tha se ato do fillojnë të implementohet deri në fund të këtij viti apo gjatë vitit tjetër.
Ky projekt është mundësuar nga projekti “Të rimenduarit të demokracisë lokale dhe qeverisjes së mirë në Kosovë”, që financohet nga Rockefeller Brothers Fund. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend