LAJMI I FUNDIT:

Inkurajon vozitjen e pakujdesshme, Peugeot i kërkohet të largojë reklamën (Video)

Inkurajon vozitjen e pakujdesshme, Peugeot i kërkohet të largojë reklamën (Video)

Reklama për modelin e ri nga Peugeot, ku shihet shoferi teksa lexon mesazh dhe vozitë me shpejtësi të konsiderueshme, është vlerësuar se inkurajon vozitjen pa kujdes.

Shumë ankesa i janë drejtuar kompanisë, pasi veprimet që shihen në filmim mund të imitohen nga ngasësit e rinj dhe jeta tyre do të jetë në rrezik, transmeton Telegrafi.


“Sikur ta lexonte mesazhin në lartësinë e syve dhe të mos bënte reagime tjera do ishte normale, veprimet e tij mbi timon janë të dënueshme”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Madje, shkaku i lëvizjes së tij, një punonjës i rrugës detyrohet të lëvizë dhe nuk ia del të shënojë vijën si duhet.

Derisa reklama zyrtare për Peugeot 208 është larguar, pritet të rikthehet me disa ndryshime. /Telegrafi/