Grupi i turistëve që po vizitonin qytetin bregdetar Hatillo të Puerto Rikos, u lagën nga valët gjigante, pasi u afruan shumë pranë bregut.

Ata kishin injoruar paralajmërimet, që të mos i afrohen detit të trazuar dhe për pasojë, u goditën nga vala gjigante prej afro shtatë metrash, transmeton Telegrafi.


Videoja e postuar më poshtë, tregon ngjarjen e pazakontë, si dhe një element tjetër që vërehet aty.

“Është vetëm ujë, pse gjithë kjo zhurmë edhe ekzagjerim në sfond”, është komenti, që tregon për reagimin e personave që po shikonin ngjarjen nga një kafene përballë. /Telegrafi/