Shfaqja e virusit COVID – 19, sjelli ndryshme të mëdha në të gjitha fushat e jetës dhe në të gjitha vendet, në mbarë botën. E rëndësishme në këtë periudhë ishte njohja e këtij virusi dhe ndikimi i tij në shëndetin e njeriut, për çfarë edhe filluan hulumtimet rreth tij.
Derisa ky virus vdekjeprurëse fillojë të infektojë njerëzit, si zgjidhje për t’i shpëtuar infektimit ishte karantina. Por, jo të gjithë e kishin këtë mundësi për të qëndruar të izoluar. Në këtë mes as gazetarët, të cilët çdo ditë ballafaqoheshin me rrezikun e infektimit nga ky virus, vetëm dhe vetëm për sjellë informacione të sakta për të gjithë opinionin.
Kjo periudhë nuk ishte aspak e lehtë për ata, sado që gëzonin përvojë në fushën e medias dhe gazetarisë sepse kjo periudhë dhe formë e raportimit ishte thuajse krejt më ndryshe, në atë që zakonisht praktikohej nga ana e vet gazetarëve dhe punonjësve të tjerë medial.
Çdo informacion pothuajse kërkohej të realizohet në formë virtuale duke u kufizuar në qasje të drejtpërdrejtë në ndonjë dokument apo për të trajtuar temat hulumtuese në terren, që vërtetë ishte mjaftë e vështirë.
Arsye për këtë ishte se institucionet përveç atyre lokale kujdestare, të tjerat funksiononin me orare të shkurtuar. Por, gazetarët nuk ndaluan, pavarësisht se nuk i’u ishin krijuar edhe kushtet për të kryer punën e tyre, në bazë të përcaktimit të masave për mbrojte nga virusi, e madje disa gazetarë punonin edhe pa mjetet mbrojtëse.
Por, me kalimin e kohës këto filluan në përmirësohen, por vështirësitë për të arritur tek marrja e burimeve dhe deri te përpunimi i tyre final për transmetim nuk kanë qenë aspak të lehta. Mirëpo, pavarësisht sfidave puna nga secili gazetar përfundohej në mënyrën më të mirë, duke përmbushur të gjitha kërkesat qoftë për të realizimin e edicionit të lajmeve, emisioneve dhe çdo gjë që kërkohej të prodhohet nga kompanitë mediale që ju takonin.
Në këtë periudhë shumë gazetarë u larguan nga puna, pagat ashtu edhe të ulëta ato edhe iu janë dhënë pjesërisht, e disa media rrezikoheshin edhe të mbyllen. Kur flasim për gazetarët e larguar nga puna kujtojmë rastin e më shumë se 20 gazetarëve në mesin e tyre edhe dy gra shtatzëna, të cilët kanë humbur vendin e punës.
Në këtë periudhë të pandemisë, gazetarët edhe janë sulmuar derisa kanë kryer punën e tyre. Largimi nga puna pa respektimin e afateve kohore të përcaktuara në Ligjin e Punës, e pikërisht në këtë kohë pandemie dhe sulmi ndaj tyre, tregon edhe njëherë mënyrën e trajtimit jo dinjitozë që u bëhet gazetarëve. Këto veprime Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e kishte konsideruar shkelje të rëndë e të drejtave të punëtorëve.
Po ashtu, AGK kishte apeluar tek drejtuesit e mediave që të mos bëjnë shkelje të tilla ligjore dhe t’i trajtojnë dinjitetshëm gazetarët, marrë parasysh se ata ndodhen pothuajse në vijën e parë të frontit përgjatë kësaj pandemie, duke rrezikuar madje edhe veten.
Ndërkaq, në një hulumtim të bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, tregon që nga fillimi i pandemisë ka pranuar 19 raste në të cilat punëtorëve të një mediumi, dy prej të cilëve shtatzëna (gazetar, redaktor, staf tjetër) u janë shkelur të drejtat elementare duke u përjashtuar nga puna pa asnjë paralajmërim dhe në kundërshtim me Ligjin e Punës.
Ndërsa sipas hulumtimit, “Efekti i pandemisë COVID-19 në mediat e Kosovës”, i publikuar nga Instituti i Medies në Kosovë (IMK) në bashkëpunim me kompaninë “D@D”, 38% e mediave janë obliguar ta reduktojnë stafin e tyre përderisa disa të tjera rrezikojnë edhe mbylljen.
Por, edhe përkundër sfidave gazetarët kanë vazhduar punën e tyre.
Gazetarja e televizionit “Klan Kosova” Arbreshë Uka, ka treguar përvojën e saj të raportimit në këtë periudhë të pandemisë. Sipas saj, mediumi ku ajo punon ka siguruar kushtet e nevojshme për punë, përfshirë edhe mjetet e duhura mbrojtëse, si dhe ka vendosur edhe një rregull që gazetarët të mos hynë në oborr të QKUK-së.
“Eprorët e redaksisë qysh kur rastet e para janë konfirmuar me virusin COVID-19 e kanë vendosur një rregull, që ne gazetarët as mos të futemi brenda oborreve të QKUK-së. Por unë, ka pasur raste që nuk e kam përfillë këtë rregull, për shkak të marrjes se informacioneve”, ka thënë Uka.
“Në fillim kanë pasur problem në marrjen e informacioneve në këtë kohë pandemie, për shkak të mos koordinimit të institucioneve shëndetësore për dhënien e informacioneve, por tani çdogjë është rregullur, fal kritikave që ne si media ju kemi drejtuar këtyre institucioneve”, është shprehur gazetarja Arbreshë Uka.
Gazetarët për të arritur deri tek informacionet, në këtë periudhë të pandemisë i kanë shfrytëzuar kryesisht mjetet teknologjike.
Gazetarja e televizionit “Kohavision”- KTV Donika Voca – Gashi, ka thënë se ky lloj komunikimi e ka penguar atë dhe kolegët e saj gazetarë që të realizojnë takimet e drejtpërdrejta me burimet dhe palët e prekura nga pandemia.
Megjithëse, ajo ka deklaruar që fal kontakteve që ka krijuar gjatë punës në terren, nuk e ka pas të vështirë që të sigurojë edhe kontaktet e drejtpërdrejta me të prekurit me COVID -19.
Në anën tjetër, duke shikuar gjithë këto sfida që po kalojnë mediat dhe gazetarët, ishte kërkuar që edhe ato të përfitojnë nga Pako Emergjente. Ministri i Financave atë kohë Besim Bislimi, kishte thënë se, në këtë pako hynë edhe mediat si përfituese.
Kjo kishte ardhur pas shumë reagimeve, në bazë të të cilave konsiderohej e padrejtë mos përfshirja e mediave në këtë pako si përfituese. Në këtë kohë të pandemisë, me probleme dhe sfida janë përballuar edhe gazetarët në vendet e rajonit.
Në Shqipëri gazetarët e bëjnë punë e tyre në një ambient të shoqëruar me ankthin se mund të përjashtohen nga puna vetëm me një sms. Këtë e kishte deklaruar për Deutsche Wellen, kreu i Këshilli Shqiptar i Medias, Koloreto Cukali. Ai kishte thënë poashtu se “gazetarët në kushtet e presionit të pronarëve kanë vetëm dy rrugë: Ose të bëjnë atë që thotë pronari, ose të ikin”. Ndryshimi në tregun medial është vërejtur edhe nëpër mediat e tjera në botë. Përfshirë, mënyrën e të mbijetuarit si media në treg, por edhe ballafaqimin me sfidat për të arritur deri tek burimet dhe prodhimi i lajmeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A