LAJMI I FUNDIT:

Informacione të reja në lidhje me “prejardhjen e COVID-19”, ekipi hetues i OBSH-së tregojnë se çfarë zbuluan në Wuhan

Informacione të reja në lidhje me “prejardhjen e COVID-19”, ekipi hetues i OBSH-së tregojnë se çfarë zbuluan në Wuhan

Coronavirusi i ri mund të ketë qenë duke qarkulluar në rajone jashtë Wuhanit përpara rasteve të para të raportuara të shpërthimit, sipas një misioni të përbashkët që po heton origjinën e pandemisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dhënat e pabotuara sugjerojnë se mostrat e SARS-CoV-2 u gjetën disa javë para rasteve të para të raportuara në Wuhan, tha në një konferencë për shtyp kreu i panelit të ekspertëve Komisionit Kombëtar të Shëndetit për COVID -19, Liang Wannian.


Sidoqoftë, ai tha se nuk kishte asnjë provë që COVID-19 ishte përhapur në Wuhan para dhjetorit 2019, kur u raportuan rastet e para, pasi zyrtarët shikuan mostrat e hulumtimit, shitjet farmaceutike dhe të dhënat e spitalit.

Nuk kishte gjithashtu asnjë provë të “shpërthimeve të mëdha” para dhjetorit 2019 në Wuhan ose diku tjetër, sipas një zëdhënësi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndryshe, një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke punuar me ekspertë në Kinë, kanë hulumtuar se si filloi pandemia e COVID-19.

Ekipi ka vizituar vendet kyçe në Wuhan, ku janë raportuar rastet e para, dhe ka folur me pacientë, personat e parë që përgjigjen dhe shkencëtarë kinezë.

Dëshmitë e deritanishme sugjerojnë se coronavirusi i ri mund të jetë “hedhur” nga kafshët te njerëzit, por ekipi ka thënë se nuk është ende i sigurt saktësisht se nga cilat kafshë ka ardhur ose ku ka ndodhur kjo. /Telegrafi/