LAJMI I FUNDIT:

Influencuesi ukrainas “djeg” NFT të Putinit në vlerë prej 35 mijë dollarëve – për të mbështetur viktimat e agresionit rus në Ukrainë

Influencuesi ukrainas “djeg” NFT të Putinit në vlerë prej 35 mijë dollarëve – për të mbështetur viktimat e agresionit rus në Ukrainë

Alex Tillen i njohur gjerësisht si Aletinsky, është një influencer ukrainas i cili kohët e fundit u bë edhe më i njohur në internet.

Kjo ndodhi pas publikimit të një postimi në YouTube ku ai shihej duke “djegur” NFT të Putinit me vlerë 35 mijë dollarë, përcjell Telegrafi.

Lëvizja është veçanërisht e lavdërueshme pasi ndikuesi e përdori aktin “për të arritur tek viktimat e luftës në Ukrainë” duke mbledhur fonde dhe duke i dhuruar ato për të lehtësuar vuajtjet e miliona njerëzve në vendin e shkatërruar nga lufta.


Ndryshe, agresioni rus në Ukrainë ka çuar në shkatërrimin e jetëve dhe pronave, duke lënë miliona njerëz të pastrehë dhe mijëra të tjerë të vdekur.

Situata fatkeqe ka tërhequr vëmendjen e individëve me qëllime të mira, si dhe të organeve të korporatave dhe organizatave bamirëse.

Por ajo nuk ka qenë veçanërisht ndryshe për palët e interesuara në hapësirën dixhitale. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=iBBekADhvbA