LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në SHBA arrin në 8.3 për qind

Inflacioni në SHBA arrin në 8.3 për qind

Norma e inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për muajin gusht 2022 ishte më i lartë se parashikimi prej 8.1 për qind që prisnin ekonomistët.

Në bazë vjetore, inflacioni total arriti në 8.3 për qind nga 8.5 për qind që u regjistrua në korrik, por ende pranë nivelit më të lartë të katër dekadave që ishte 9.1 për qind në muajin qershor.


Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 0.1 për qind, mbi pritjet e ekonomistëve që parashikonin një rënie prej 0.1 për qind, pasi rënia e kostove të energjisë nuk arriti të kompensojë plotësisht rritjen e shpenzimeve në shërbime dhe kategori të tjera.

Shifrat, të publikuara nga Byroja e Statistikave të Punës, ishin gjithashtu në kontrast me korrikun, kur çmimet nuk u rritën në krahasim me muajin e kaluar.

Duke përjashtuar kategoritë e paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë, të ashtuquajturat çmime bazë u rritën me 0.6 për qind nga korriku në gusht – duke u rritur ndjeshëm nga 0.3 për qind një muaj më parë.

Në 12 muajt që përfundojnë në gusht, çmimet bazë u rritën me 6.3 për qind nga 5.9 për qind në korrik. Qiratë, shërbimet e kujdesit mjekësor dhe makinat e reja u rritën të gjitha në gusht.

Produktet ushqimore vazhdojnë të rriten me shpejtësi, duke u shkuar me 0.7 për qind nga korriku në gusht. Në vitin e kaluar, ato janë rritur me 13.5 për qind – rritja më e madhe 12-mujore që nga viti 1979.

Edhe nëse inflacioni arrin kulmin, ekonomistët presin që mund të duhen edhe dy vjet ose më shumë për t’u rikthyer afër objektivit vjetor prej 2 për qind të FED. /Telegrafi/