LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni, Murati: Në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri

Inflacioni, Murati: Në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në muajin korrik norma e inflacionit ka rënë deri në 2.4 për qind, sipas shifrave të publikuara nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës (ASK).

Murati përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri.


“Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë.

Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/