LAJMI I FUNDIT:

Infiniti ka filluar ta testojë Project Black S

Infiniti ka filluar ta testojë Project Black S

Nuk është vendosur ende, nëse ka treg për këtë veturë me 563 kuaj fuqi

Bashkëpunimi ndërmjet Infiniti dhe Renault F1 Team, ka sjellë modelin Project Black S, që është një makinë e fuqishme, me teknologji që në të ardhmen mund ta shohim edhe në makinat e Formula One, transmeton Telegrafi.

Versioni parë i këtij modeli, është shfaqur për herë të parë në vjeshtën e kaluar, ndërsa nuk ka pasur ndonjë lajm lidhur me të, deri këto ditë. Tashmë është bërë e ditur, se Infiniti ka filluar ta testojë Project Black S, mirëpo nuk janë dhënë detaje të tjera.

Madje, kompania ka bërë të ditur, se megjithëse po e teston veturën me 563 kuaj fuqi, do të pret deri në fund të vitit, nëse do ta vë në prodhim.

Kjo për faktin, se nuk dihet sa do të jetë kërkesa për Infiniti Project S, sepse do oshte i shtrenjtë edhe pse është shumë i mirë. /Telegrafi/