LAJMI I FUNDIT:

Infermierja britanike nuk mundi t’i mbante lotët – fqinjët kishin dalë të gjithë në rrugë, për t’i bërë një befasi

Infermierja britanike nuk mundi t’i mbante lotët – fqinjët kishin dalë të gjithë në rrugë, për t’i bërë një befasi

Ky është momenti prekës kur një punëtore e ambulancës u mbush me emocione kur të gjithë banorët në lagjen e saj dolën për ta duartrokitur atë gjatë rrugës për ndërrimin e saj.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, ndërsa Tayla Porter u nis për në Spitalin Basingstoke dhe North Hampshire të enjten, ajo u përshëndet nga banorët e ndërtesave në rrugën e saj.

E mbetur me duart në kokë, ndihmësja 22-vjeçare e kujdesit urgjent nuk ishte në gjendje të mbajë lotët ndërsa nëna Ali, 55 vjeçe, babai Phil, 55 vjeç dhe motra Tash, 21 po vëzhgonin situatën.

Duartrokitje për punëtorët shëndetësorë në gjithë Britaninë e Madhe, iniciativës i bashkëngjitet edhe kryeministri Boris Johnson
Lexo po ashtu Duartrokitje për punëtorët shëndetësorë në gjithë Britaninë e Madhe, iniciativës i bashkëngjitet edhe kryeministri Boris Johnson

Pasi disa njerëz kishin postuar në forumin lokal të fshatit një thirrje për t’u bashkuar me duartrokitjet në orën 8 të darkës, Ali u tregoi fqinjëve të saj se vajza e saj e madhe do të ishte në punë nga ora 4 pasdites.

Duke rrëfyer ngjarjen, nëna e saj tha: “Tayla thjesht nuk mund ta besonte. Ajo nuk mund të besonte se njerëzit e vlerësonin atë që ajo bënte. Ajo thjesht e do punën e saj”.

“Ajo që nuk e kuptova ishte se çdo shtëpi e vetme kishte të paktën një person që kishte dalë për ta përshëndetur atë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori